Aventura nuk shkoi siç pritej, portieri Bekim Rexhepi e mbyll me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2024 | 10:49

Aventura nuk shkoi siç pritej, portieri Bekim Rexhepi e mbyll me Dinamon

Portieri Bekim Rexhepi ka mbyllur dje aventurën me Dinamon, që nuk shkoi ashtu siç dy palët e prisnin.

rexhepi

Ai luajti vetëm një fazë si titullar dhe më pas qëndroi në stol. Largimi i tij ishte i pritshëm dhe dje palët kanë firmosur edhe mbylljen e bashkëpunimit. Rexhepi i shtohet kështu listës së gjatë të lojtarëve të larguar, pas Markut, Behiratçes, Allmuçës, Bardhit, Smaçit dhe Danajt.

Lorenco Vila vazhdon të stërvitet me blutë, por edhe e ardhmja e tij duket larg kryeqytetasve. Në të njëjtën situatë është edhe sulmuesi tjetër, Veton Tusha, i cili pritet ta rikthehet në Kosovë, por ende nuk ka mbyllur zyrtarisht aventurën me Dinamon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"