ATLETIKË/ Risia e FSHA-së, të dielën zhvillohet Maratona e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 14:16

ATLETIKË/ Risia e FSHA-së, të dielën zhvillohet Maratona e Kamzës

“Maratona e Kamzës 2024” do të ngrejë siparin e maratonave që pritet të jenë të shumta në të gjithë vendin gjatë këtij viti. Një aktivitet që vjen si risi absolute e Federatës Shqiptare të Atletikës. “Maratona e Kamzës” do të zhvillohet të dielën pranë Liqenit të Paskuqanit, ndërsa në këtë veprimtari pritet një pjesëmarrje e gjerë.

kamza

Taulant Stërmasi, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, në një prononcim për “Panorama Sport” tregon detaje mbi këtë aktivitet: “Maratona do të zhvillohet te Liqeni i Paskuqanit, ku është bërë një investim mjaft interesant nga Bashkia Kamzë. Kjo maratonë organizohet nga federata në bashkëpunim me Bashkinë Kamzë. Maratona do të përbëhet nga tre distanca, ku distanca e parë do të jetë ‘Fun run’ për shkollat 9-vjeçare, me garuesit që do të vrapojnë afërsisht

“Ideja e këtyre aktiviteteve është masivizimi i sportit dhe përhapja në të gjithë territorin. Pas Kamzës shumë shpejt do ti shtrimë maratonat në të gjithë Shqipërinë. Më 7 prill do të jetë Maratona e Beratit, më 21 prill Vlora, më 5 maj Saranda, më 12 maj Durrësi dhe më tej do 450 metra. Më tej do të fillojnë kategoritë 3.8 km dhe 10.2 km. Kategoria 3.8 km do jetë kryesisht për shkollat e mesme, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe kategoria 10.2 që është për profesionistë, për të rritur. Deri më tani janë regjistruar 250 garues për kategorinë 10.2 km, një numër i lartë për profesionistë, ndërsa numri total i garuesve pritet të jetë rreth 1300″, shprehet fillimisht Stërmasi.

Kreu i FSHA-së flet për qëllimet e aktiviteteve të tilla, ndërsa tregon se gjatë muajve të ardhshëm maratonat do të shtrihen në shumë qytete: të vazhdojmë me vjeshtën me qytete si Shkodra, Lushnja me Tiranën që është e vendosur. Objektivi i federatës është që në vitin 2025 në çdo qark kryesorë të vendit të zhvillojmë maratonë. Pra, që të kemi lëvizje sportive në të gjithë vendin. Kjo nuk ka lidhje vetëm me atletikën, por ka të bëjë me një mënyrë jetese për njerëzit që jetojnë në këto qytete, pra që vrapimi dhe jeta e shëndetshme të jetë pjesë e përditshme për këdo. Ky është fokusi kryesor, por sigurisht që nëpërmjet këtyre garave ne mund të evidentojmë dhe të përzgjedhim sportistë të talentuar për atletikën dhe sportet e tjera”, përfundon presidenti i FSHA-së.

“Maratona e Kamzës” do të startojë mëngjesin e të dielës, në orën 09:00 më garën “Fun run”, ndërsa në orën 10:00 do të nisin njëkohësisht kategoritë 3.8 dhe 10.2 km.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"