ATLETIKË/ Garat e Kupës, akuza nga Skënderbeu: Cacos i hoqën fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 21:41

ATLETIKË/ Garat e Kupës, akuza nga Skënderbeu: Cacos i hoqën fitoren

Të shtunën në sta diumin “Elbasan Arena” janë mbajtur garat e atletikës sa i përket Kupës së Republikës, ku edhe pse në tërësi garat shkuan mirë, nuk munguan as pretendimet. Probleme u shfaqën në garat e shpejtësisë dhe më konkretisht në atë të 110 metrave me pengesa për meshkuj.

3e98d80e-96e0-4380-9713-a6c6f28058d6

Në këtë disiplinë, të parët në finish mbërritën Durjon Idrizaj i Vllaznisë dhe Milen Caco i Skënderbeut, ndërsa triumfi shkoi për atletin shkodran. Pikërisht në këtë garë ka pretendime nga ekipi korçar, pasi sipas nuk është marrë parasysh fotofinishi, i cili mesa duket ka pasur probleme. Është kryetrajneri i ekipit korçar, Juxhin Çili, i cili ngre këto pretendime në prononcimin e tij për “Panorama Sport”. Drejtuesi i skuadrës korçare shpreh zhgënjimin e tij për këtë situatë, teksa thotë se fitorja i takonte Milen Cacos. “Gjatë garës kam pasur pretendimet dhe kam debatuar me drejtuesit e garave për problemin e fotofinishit.

Nuk jam dakord me këtë renditje, sepse të paktën në rastin e 110 metrave me pengesa, sportisti i Skënderbeut ka qenë më përpara, në një kohë që për habi nuk punonte fotofinishi. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për të marrë një medalje, por më vjen keq për djersën që u hahet këtyre sportistëve me të tilla episode, që nuk duhet të ndodhin. Fotofinishi pati probleme gjithë garën, por këtu ku ishte e nevojshme ndërhyrja, nuk ndodhi. Për aq kohë sa ai ekziston, nuk ka pse të ketë të tilla probleme, sepse kur ka dyshime që mund të jenë me kohë të njëjtë, është teknologjia që e ndan. Përderisa janë dhe ne duam të bëjmë një sport atletike si Europa edhe Bota, le ta bëjmë dhe s’do të ndodhin më këto gjëra”, u shpreh i keqardhur për këtë episod Juxhin Çili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"