ATLETIKË/ FSHA-ja zhvillon aktivitetin e parë të vitit 2024. Kampionati dimëror, Gega e Burraj më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 20:43

ATLETIKË/ FSHA-ja zhvillon aktivitetin e parë të vitit 2024. Kampionati dimëror, Gega e Burraj më të mirët

Janë mbajtur dje në qytetin e Elbasanit garat e kampionatit individual dimëror të atletikës, në të cilën morën pjesë 11 ekipe me rreth 220 sportistë meshkuj e femra. Një aktivitet ku nuk munguan as emrat “Big” si Luiza Gega dhe Franko Burraj, të cilët në fund u shpallën edhe sportistët më të mirë të aktivitetit, respektivisht me 1142 dhe 1112 pikë të grumbulluara.

atletika

FOTOT: F. HAZISLLARI

Lajmi i mirë ishte edhe rikthimi i atletit Izmir Smajlaj, pas më shumë se një viti e gjysmë për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ai garoi në disiplinën e 60 metrave, duke mos rrezikuar me kërcimet. Ashtu siç pritej, rivaliteti më i madh ishte midis sportistëve të Tiranës dhe Vllaznisë, por edhe nga ekipi i Skënderbeut pati paraqitje të mira dhe vende të para.

GARAT –

Ky aktivitet nisi me garat e 60 metrave, ku vendi i parë i takoi sportistit të Vllaznisë, Leandro Çardaku, ndërsa te femrat e para doli Paola Shyle e Tiranës. Në disiplinën e 60 metrave me pengesa dominuan atletët e Skënderbeut, respektivisht me Milen Cacon dhe Uibi Ahmet që zunë vendin e parë. Franko Burraj i Vllaznisë dhe Zhuljeta Çejku e Tiranës e përshkuan më shpejt nga të gjithë distancën e 400 metrave, duke merituar kështu edhe vendin e parë. Për të vijuar me atë të 800 metrave, me Erkan Mançin e Skënderbeut dhe Relaksa Dautin e Tiranës, që u shpallën fitues në këtë disiplinë.

GEGA

Në garën e 1500 metrave doli kampion David Nikolli i Besëlidhjes dhe Redia Dauti e Tiranës. Sportisti lezhjan doli gjithashtu i pari edhe në disiplinën e 3000 metrave. Për femra, garoi e vetme Luiza Gega, duke kryer thjesht formalitetin dhe i mjaftuan për të marrë pikët që të shpallej edhe sportistja më e mirë e aktivitetit. Sa i përket kërcimeve, ka një dominim të sportistëve të Vllaznisë. Kështu, në kërcim së larti vendi i parë i takoi Glenis Haxhiajt të kuqebluve dhe Rexhina Beramit të Partizanit.

0

Muhamet Çengeli dhe Erisa Rrasa të Vllaznisë zunë vendin e parë në kërcim së gjati, me këtë të fundit u shpall kampione edhe te kërcimi së larti. Sakaq, te meshkujt vendi i parë i takoi Kolindo Kirit të Vllaznisë. Në hedhjen e gjyles i pari doli Adriatik Hoxha i Teutës për meshkuj dhe Fatjona Pepa e Lushnjës te femra.

AAA CC

ATL

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"