ATLETIKË/ Dopietë ari, Luiza Gega e pakonkurrueshme në Ballkan! Shqipëria e mbyll me 4 medalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2024 | 21:23

ATLETIKË/ Dopietë ari, Luiza Gega e pakonkurrueshme në Ballkan! Shqipëria e mbyll me 4 medalje

Në Stamboll është mbajtur sot Kampionati Ballkanik i Atletikës në salla të mbyllura, kompeticion në të cilin Shqipëria u përfaqësua me nëntë sportistë. Edhe një herë tjetër Luiza Gega u konfirmua pa rivale në rajon, duke dale me dy medalje ari nga ky kompeticion.

luiza gega

Kampionia në fuqi me rekord Europiani i justifikoi të gjitha pritshmëritë, teksa u shpall kampione Ballkani në disiplinat 1500 dhe 3000 metra. Ndonëse garat ishin të afërta në kohë me njëra-tjetrën, Gega tregoi një formë shumë të mirë, për ta nisur sezonin me dy tituj kampionë Ballkani “indoor”. Pa u sforcuar dhe me dy gara taktike, Gega fiksoi kohët 4:15.84 në 1500 metra dhe 9:07.03 në 3000 metra, për tu ngjitur dy herë në shkallën më të lartë të podiumit.

Mision i përmbushur me sukses nga atletja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, me Gegën që vijon të shkruajë historinë e Kampionatit Ballkanik të sallave të mbyllura, si fituesja më e madhe e të gjitha kohërave në këtë kompeticion, me plot 10 medalje ari.

Por Luiza nuk ishte e vetmja medaliste e Kombëtares Kuqezi në Ballkanik, pasi vend në podium siguroi edhe Franko Burraj. Shkodrani fitoi medalje bronzi në garën e 400 metrave, teksa fiksoi kohën 46.89.

75fabe7e-ffb0-4b05-b68b-43f20a93c584

Shqipëria fitoi gjithashtu medalje bronzi edhe në stafetën 4×400 metra për vajza, me atletet Iljana Beqiri, Paola Shyle, Relaksa Dauti dhe Zhuljeta Cejku, duke e ndalur kronometrin në kohën 4:07.72.

78d1e5b0-2096-4ece-84b1-40ca4d0fb464

Kështu bilanci total i Shqipërisë në Ballkanikun e sallave të mbyllura në Turqi është 4 medalje në total, 2 të arta dhe 2 të bronzta.

4385b09f-0f93-4f58-bee6-54ed3aa8c48f

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"