Atletika shqiptare në zi, ndërron jetë kampioni Klement Lutfiu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 16:16

Atletika shqiptare në zi, ndërron jetë kampioni Klement Lutfiu

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për sportin dhe atletikën shqiptare. Në moshën 68-vjeçare ka ndërruar Klement Lutfiu, kampioni i shquar në disiplinat e 10-garëshit dhe në 110 metra me pengesa.

WhatsApp Image 2024-02-29 at 4.12.43 PM

Pas një beteje disa ditore, pasi ishte në koma për shkak të një aksidenti që kishte pësuar në Turqi, teksa ishte goditur nga një makinë kur po udhëtonte me biçikletë në rrugën e Stambollit, Lutfiu nuk ia ka dalë të mbijetojë.

WhatsApp Image 2024-02-29 at 4.12.43 PM (1)

Klement Luftiu do të mbahet mend si një njeri aktiv dhe sportiv deri në fund të jetës së tij. Pas karrierës së shkëlqyer në atletikë, ai nuk e ndali kurrë pasionin për sportin, teksa ishte pjesëmarrës i rregullt në garat e triatlonit.

WhatsApp Image 2024-02-29 at 4.12.43 PM (2)

Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"