Atletika në zi! Aksidenti i rëndë automobilistik i merr jetën rekordmenit të maratonës në Kenia
Rekordmeni i maratonës në Kenia, Kelvin Kiptum dhe trajneri i tij Gervais Hakizimana kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Vdekja e tij erdhi vetëm pesë ditë pasi “World Athletics” kishte miratuar kohën që ai postoi në Maratonën e Çikagos në tetor të vitit të kaluar.
Kiptum ishte personi I parë që vrapoi një maratonë për 2 orë e 1 minutë në kushte normale, duke shënuar 2:00:35 për ti zënë vendin të madhit Eliud Kipchoge si njeriu më i shpejtë në garën 42 kilometra.
Ai mbushi 24 vjeç në dhjetor dhe kishte qenë pjesë e garave për një vit para se të vdiste.
I am shocked and deeply saddened to learn the passing of Kelvin Kiptum and his coach Gervais Hakizimana. My condolences to the families, friends,athletic fraternity and Kenya at large. This is a huge loss. pic.twitter.com/UwZ0FiywSr
— David Rudisha OLY (@rudishadavid) February 12, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"