Atletika e mbylli vitin në zi, gjysmëfinalisti i Lojërave Olimpike në Londër gjendet i therur pranë qendrës stërvitore në Kenia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2024 | 10:50

Atletika e mbylli vitin në zi, gjysmëfinalisti i Lojërave Olimpike në Londër gjendet i therur pranë qendrës stërvitore në Kenia

Viti 2023 është mbyllur me një lajm të trishtë për sportin e atletikës. Benjamin Kiplagat, që ka përfaqësuar Ugandën në tri edicione të Lojërave Olimpike, është gjetur i vdekur në Kenia.  Sipas raportimit të mediave keniane, atleti është therur me thikë.

kenia

Atleti 34-vjeçar shkoi deri në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në Londër në vitin  2012, në garën e vrapimit të 3000 metra me pengesa.

Sipas BBC-së, Benjamin Kiplagat u gjet në një veturë me plagë të thella të shkaktuara nga goditjet me thikë në gjoks dhe në qafë, në Eldoret të Kenias. Ai u gjet në një destinacion, qendër stërvitore,  që është i njohur për stërvitjen e atletëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"