“Asnjë lojtar i Izraelit nuk shkon dot te Çelsi”, Jupi nuk i kursen kritikat ndaj Rejës: Ja pse nuk mund ta shoqërojë ai Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 23:33

“Asnjë lojtar i Izraelit nuk shkon dot te Çelsi”, Jupi nuk i kursen kritikat ndaj Rejës: Ja pse nuk mund ta shoqërojë ai Kombëtaren

Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi, nuk i ka kursyer kritikat për kuqezinjtë e Edi Rejës, pa humbjes 2-1 ndaj Izraelit. Në analizën e tij, Jupi u shpreh se asnjë lojtari i Izralit nuk shkon dot te Çelsi apo në Serinë A. Sipas tij, Reja nuk mund ta shoqërojë dot Kombëtaren, pas mendon ndryshe dhe shikon sot për nesër.

redi jupi

“Mbas 2016-ës Duka mori të gjitha meritat për suksesin, kur e kemi diskutuar kemi thënë që të gjithë kanë merita, por ai e fitoi në opinionin e gjerë. Unë nuk gjej asnjë komponent që të çedojë. Asnjë lojtar i Izraelit nuk shkon dot te Çelsi apo në Serinë A. Trajneri është i padiskutueshëm.

Atij nuk i përkon mosha mesatare e ekipi, nuk mund ta shoqërojë ky trajner ai mendon ndryshe. Reja e shikon sot për nesër, nuk shikon projekte, luan në çdo ndeshje për ta fituar. Mund të tregoj një histori, njëherë u ulëm me një trajner 82-vjeçar dhe po flisnim për futbollin e moshave dhe fëmijëve 5-vjeçar, ore ccfarë po thoni tha ai, unë nuk e di a do të jemi gjatë”, u shpreh Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"