Asnjë kupë në sfond dhe 4 lamtumira/ Çfarë ndodhi në duelin Luzi-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 23:23

Asnjë kupë në sfond dhe 4 lamtumira/ Çfarë ndodhi në duelin Luzi-Dinamo

Ndeshja Luzi-Dinamo ishte e fundit për 4 futbollistë, nga dy për çdo ekip. Mesfushori Sabien Lilaj dhe portieri Evdan Bakaj kanë vendosur që të tërhiqen, ndonëse pritet që të mbeten pjesë e bluve. Këtë herë ndoshta me ndonjë pozicion në staf. Nëse këta e kaluan në heshtje dhe pa ndonjë ceremoni, ndryshe ngjau me mesfushorin Nertil Ferraj dhe mbrojtësin Daniel Ramazani.

Dinamo-Luzi

– Kapiteni bëri mbylljen më të bukur të karrierës duke futur në statistika eurogolin që u dhuroi kavajasve trepikëshin.

– Xhovani Kolela është “dashuruar” me Luzin, teksa edhe dje u shfaq në tribunë. Kjo është hera e dytë që trajneri i Partizanit ndjek ndeshjet e kavajasve.

– Titulli kampion i Kategorisë së Parë ishte i hapur. Nuk dihej nëse do ta fitonte Skënderbeu apo Partizani dhe logjikisht federata duhet të ishte gati për çdo variant. Kështu duhej, por në fakt në Luz në asnjë moment nuk pamë ndonjë trofe që priste në sfond apo as ndonjë zyrtar të lartë të federatës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"