Asnjë fitore për 2024-ën, klubi francez shkarkon Gatuzon. Pasuesi i tij mund të jetë ish-trajneri i PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 13:20

Asnjë fitore për 2024-ën, klubi francez shkarkon Gatuzon. Pasuesi i tij mund të jetë ish-trajneri i PSG-së

Genaro Gatuzo nuk është më trajneri i Marsejës.

gatuzo

Shtatë ndeshje radhazi pa fitore, pesë prej tyre në kampionat kanë bërë që klubi të marrë vendimin drastik.

Italiani mori drejtimin e skuadrës franceze më 27 shtator dhe qëndroi për 24 ndeshje, me 9 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje, por viti 2024 rezultoi vërtet i vështirë, me skuadrën që ka humbur totalisht sensin e fitores.

Në Francë po qarkullon lajmi se Kristof Galtie mund të jetë pasuesi i tij. Marseja pozicionohet në vendin e 9 me 30 pikë në Ligë 1 dhe nuk ka asnjë fitore për vitin 2024, sukses që mungon prej 17 dhjetorit të vitit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"