Asllani fiton besimin e trajnerit Inzagi, mesfushori kuqezi pritet titullar me Benfikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 11:55

Asllani fiton besimin e trajnerit Inzagi, mesfushori kuqezi pritet titullar me Benfikën

Simone Inzagi pritet të bëjë një rotacion të ndjeshëm në sfidën kundër Benfikës.

asllani

Ai pritet të lë pushim disa titullarë të rëndësishëm, një prej tyre Hakan Çalhanoglun. Dhe zëvendësuesi më i mirë i tij është mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani. Ylli kuqezi pritet ta nisë sfidën titullar dhe jo vetëm ai por edhe Fratezi me shumë mundësi në vend të Barelës.

Ndryshime pritet të ketë edhe në fazën ofensive, ku nga minuta e parë do të zbresë Arnautoviç, ndërsa në dyshim është Sançez. Nëse kavilja do t’i përgjigjet mirë, atëherë edhe sulmuesi kilian do të zbres në fushë nga minuta e parë, ndërsa Turam dhe Martinez janë në balotazh për një vend si titullar.

AsllaniPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"