Asllani e jo vetëm, tre emra te Interi rrezikojnë sot pezullimin në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 18:12

Asllani e jo vetëm, tre emra te Interi rrezikojnë sot pezullimin në Champions

Kristjan Asllani shpreson që trajneri Simone Inzagi t’i japë mundësinë që të tregojë se sa vlen përsëri në Ligën e Kampioneve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do ta nisë sfidën e sotme nga stoli në duelin që luan në ”San Siro” ndaj Atletiko Madrid, por shpreson të ketë disa minuta në pjesën e dytë të takimit.

ASLLANI LAUTARO

Dhe në ato minuta, ai duhet të jetë i kujdesshëm, pasi rrezikon pezullimin për sfidën e radhës të zikaltërve. Asllani është ndëshkuar me karton të verdhë dy herë në ndeshjet e mëparshme të këtij edicioni dhe kartonët mbarten edhe në këtë tur të aktivitetit. Ndaj një tjetër karton i verdhë sot, do ta bënte atë të humbiste ndeshjen tjetër ndaj spanjollëve në “Wanda Metropolitano”.

Asllani nuk është i vetmi, pasi të njëjtin problem kanë edhe dy prej titullarëve të paprekshëm të Simone Inzagit. Lautaro Martinez dhe Henrikh Mkhitarian gjithashtu kanë nga dy kartonë të verdhë ndaj duhet të jenë të kujdesshëm sonte për të shmangur pezullimin për sfidën e kthimit ku do të vendoset kualifikimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"