Askush si Brazili, kombëtarja “seleçao” vendos një rekord historik në Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 22:27

Askush si Brazili, kombëtarja “seleçao” vendos një rekord historik në Kupën e Botës

Brazili mposhti me rezultatin 4-1 Korenë e Jugut, duke siguruar me lehtësi “biletën” për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Ndërkohë mbrëmjen e sotme kombëtarja “seleçao” ka vendosur një rekord tepër special.

Brazili festa

Edhe pse vetëm 4 ndeshje të luajtura deri tani, Brazili ka aktivizuar 26 lojtarët e grumbulluar në Botëror, duke përfshirë këtu edhe 3 portierët, Alison, Ederson dhe Everton, ky i fundit u aktivizua në minutën e 80-të në sfidën e sotme ndaj Koresë së Jugut.

Kombëtarja e Tites bëhet kështu skuadra e parë në historinë e Kupës së Botës, që aktivizon 26 lojtarë në një edicion të vetëm të Kupës së Botës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"