Asistuesi më i mirë, ja përse Kolo Muani parakaloi Vlahoviçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 22:33

Asistuesi më i mirë, ja përse Kolo Muani parakaloi Vlahoviçin

Drama e minutave të fundit në Bundesligë dha tablo të qartë se Bajerni nuk ishte më ai ekipi i dekadës së shkuar, krahasuar me dominancën absolute në sezonet pararendëse.

kolo muani

Një pjesë të konsiderueshme të kësaj dobësie në kampin e bavarezëve iu adresua prej analistëve si pasojë e mungesës së goleadorit. Çupo-Moting e nisi mirë aventurën në pozitën e 9- ës, megjithatë problemet e shpeshta fizike e lanë në jo pak raste rolin e udhëheqësit në fazën ofensive pa pikë reference.

“PYKA”-Për të evituar të tillë skenarë në vitin e ardhshëm, bordi po mendon të gjejë një personazh të përshtatshëm, i aftë t’u bëjë ballë presionit dhe rezistencës, qoftë në konkretizimin e rasteve, ashtu edhe në tablonë e tërheqjes së ekipit.

Dushan Vlahoviç u diktua në mediat italogjermane të javës së shkuar si i preferuari i Tomas Tuhelit, madje ky i fundit ishte kujdesur personalisht ta bindte 23-vjeçarin serb, nëpërmjet bisedës private të ndodhur në Torino. Portali i transferimeve, “Relevo”, i ka ndryshuar drejtim objektivit “të vërtetë”, i cili përkon me Radall Kolo Muani.

Jo më larg se 5 ditë, në një intervistë për “Canal+”, francezi e tha hapur dëshirën e zhvillimit si futbollist në Premier Ligë, çka nënkuptoi refuzimin indirekt karshi interesimit të Bajernit.

“Relevo” shkon më tej, se bisedimet mes agjentit të Kolo Muanit dhe kampionëve të Bundesligës janë në progres të konsiderueshëm dhe së shpejti mund të vijë zyrtarizimi. Frankfurti e ka shënjestruar kuotën e 100 milionëve, si kurba e pretendimeve, ndërsa kampionët variojnë nga 60-80 milionë euro.

ASISTET-Futbollisti 24-vjeçar në pronësi të “shqiponjave” gjermane ia doli të thyejë “hegjemoninë” e Mylerit në spektrin e asisteve, pasi ky i fundit e kishte stampuar emrin e tij në tri vitet pararendëse. 14 rezultoi kuota përfundimtare e lojtarit me numrin 9 në “Deutsche Bank Park”, e shoqëruar me 32 prezenca.

10 asistet

Përtej këtij komponenti altruist, ai ishte i aftë të dërgonte 15 herë topin brenda kuadratit mik në Bundesligë. Statistikat e mësipërme të bëjnë të kuptosh se çfarë potenciali mbart Randall, si në shpërndarjen e topave, njëkohësisht edhe në goditjen finale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"