Ashraf Hakimi sërish beqar, Hiba Abouk “zbërthehet” publikisht pas sulmit seksual të marokenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 15:10

Ashraf Hakimi sërish beqar, Hiba Abouk “zbërthehet” publikisht pas sulmit seksual të marokenit

Ashraf Hakimi dhe Hiba Abouk nuk janë më çift. Akuza për sulm seksual nga futbollisti maroken detyroi ish-partneren e tij t’i japë fund lidhjes. Hiba Abouk ka vendosur të thyejë heshtjen me anë të një mesazhi në rrjete sociale: “Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzës, nuk mund të besojmë vetëm në ekzekutimin e drejtë të drejtësisë. Ju lutem respektoni privatësinë time dhe të fëmijëve të mi në këto rrethana delikate. Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë treguar mbështetjen, dashurinë dhe respektin e tyre. Marrëdhënia me Hakimin përfundoi në mënyrë të dhimbshme, por më duhet të largohem nga ato akuza të ndyra”, përfundoi 36-vjeçarja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"