“Asgjë nuk ka përfunduar me fitoren ndaj Korabit”, Redon Danaj: Goli, për ekipin dhe tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 19:44

“Asgjë nuk ka përfunduar me fitoren ndaj Korabit”, Redon Danaj: Goli, për ekipin dhe tifozët

Redon Danaj u rikthye në fushë pas një periudhe gati 4-javore për shkak dëmtimi.nmmcbnmccLezhjani shënoi një gol me shumë peshë për Dinamon, ashtu siç kishte bërë edhe ndaj Luzit 2008 me një dopietë. Pas ndeshjes, futbollisti 22-vjeçar u shpreh për “Panorama Sport” i lumtur për faktin që i dha fitoren skuadrës dhe gëzoi tifozët: “Vij pas një dëmtimi dhe nuk jam ende gati në 100%. Më vjen shumë mirë që shënova atë gol fitoreje, sepse shpërbleu mundin e gjithë shokëve të skuadrës. Po ashtu, më vjen shumë mirë që pashë tifozët të festonin aq shumë për golin dhe fitoren.

Jemi në një pikë të kampionatit ku nuk na lejohet të gabojmë për objektivin që kemi. Kjo fitore ishte e vështirë, pasi edhe ata kanë një skuadër që ka pasur pretendime këtë sezon. Kishte shumë rëndësi të mos linim pikë dhe ia arritëm qëllimit. Asgjë nuk ka përfunduar me këtë fitore, kemi edhe 5 ndeshje të tjera, ku vështirësia rritet dhe ne duhet të japim gjithçka për të realizuar objektivin e ngjitjes në Superiore”, tha Danaj, autor i 5 golave me fanellën e Dinamos në kampionat. Rikthimi i tij është i rëndësishëm për skuadrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"