Asani humbet derbin, Peposhi rikthehet titullar. Ja formacioni i mundshëm i Erzenit në duelin me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 10:09

Asani humbet derbin, Peposhi rikthehet titullar. Ja formacioni i mundshëm i Erzenit në duelin me Teutën

Erzeni ka zhvilluar stërvitjet e fundit në stadiumin “Tofik Jashari” në prag të ndeshjes derbi ndaj Teutës, që do të luhet sot në orën 13:00 në fushën asnjanëse të stadiumit të Rrogozhinës, aty ku si pritës janë durrsakët, për shkak se tapeti i “Niko Dovanës” i është nënshtruar rimbjelljes së barit.

ERZENI 1

Shijakasit vijnënë këtë ndeshje me një moral të lartë dhe mjaft të përqendruar për të arritur një rezultat pozitiv, pasi është punuar shumë gjatë javës, për më tepër që edhe koha në dispozicion të trajnerit Xhevahir Kapllani ka qenë e mjaftueshme.

“Panorama Sport” mëson se e vetmja mungesë e shijakasve do të jetë ajo e mbrojtësit të majtë, Xhelil Asani, i cili mësohet se për arsye personale ka marrë leje në klub që të mos grumbullohet në këtë ndeshje.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka edhe nënshtetësi amerikane dhe i është dashur të udhëtojë drejt SHBA-së.

Asani ka qenë titullar në 7 ndeshjet e fundit, duke dhënë kontributin e tij në krahun e majtë.

Në derbin me Teutën pritet tërikthehet titullar pas 7 ndeshjesh mungesë pikërisht Ardit Peposhi, i cili e ka kaluar tashmë dëmtimin që pësoi në ndeshjen efazës së parë ndaj Laçit.

Peposhi ka qenë titullar fiks me Erzenin, por dëmtimi në javën e pestë të kampionatit e la gati një muaj jashtë.

Gjasat janë që Kapllani të vijojë me të njëjtën skemë, 3-5-2, që në fazën mbrojtëse përkthehet në 5-3-2.

Kujtojmë që në fazën e parë shijakasit barazuan 0-0 në “Niko Dovana” kundër Teutës.

FOR (1)

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"