“As sot nuk e kam marrë bravon e presidentit”, Tetova: Çdo gjë u kurorëzua me sukses, projekti ynë do të vazhdojë
Edlir Tetova është pjesë e historisë së Egnatias, teksa u bë trajneri i parë që fitoi Kupën e Shqipërisë me skuadrën rrogozhinase. Një trofe që do të mbahet mend gjatë. Tekniku durrsak foli pas triumfit në finale ndaj Tiranës, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Oversport” u shpreh:
“Emocion shumë i madh. Fjalët janë të tepërta. Çdo gjë u kurorëzua me sukses, pavarësisht se u arritën objektivat, sot ishte diçka tjetër. Tirana në pjesën e parë na vuri vështirësi. Me daljen e Tiranës me karton të kuq, u rrit presioni. Ishim më shumë përpara portës. Gjithë ai gëzimi i golit na shkoi dëm, sepse ishte pozicion jashtë loje. Çdo gjë e kemi merituar.
Presidenti është një supernjeri, gjithmonë kërkon, as sot nuk e kam marrë bravon e tij. Ka dëshirën që gjithë këtë punë dhe sakrificë, ta kurorëzonte me një kupe.
Kishim përballë një finalist për herë të 28, çdo gjë nuk foli për ne në pjesën e parë. Gjatë gjithë kohës po merresha pse po ua jepni topin atyre.
Edhe trofeu personal i përket gjithë stafit lojtarëve, por në veçanti presidentit për sakrificën. Shpresoj që të jetë rrugëtim i gjatë. Mendoj që projekti do të vazhdojë. Nuk do të të kënaqemi me kaq, shpresoj të bëj më të mirë në të ardhmen”, u shpreh Tetova.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"