Arteta presion Guardiolës, sposton vëmendjen te rivalët e Sitit: Janë ata favorit, nuk jemi në nivelin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 12:09

Arteta presion Guardiolës, sposton vëmendjen te rivalët e Sitit: Janë ata favorit, nuk jemi në nivelin e tyre

Mikel Arteta e di që skuadra e tij ka bërë vetëm gjysmën e rrugës pas fitores ndaj Mançester Junajtidit, vulosur në minutën e 90-të 3-2 nga goli i Nketiah, që e dërgoi +5 nga Siti. Por “Topçinjtë” kanë edhe një ndeshje më shumë në dispozicion.

ARTETA 1

Gjithsesi, trajneri spanjoll e shfrytëzon këtë moment për të larguar presionin nga djemtë e tij të rinj dhe spostuar atë pikërisht te kampionët në fuqi të Pep Guardiolës.

“Unë e njoh shumë mirë skuadrën time. E di ku jemi. E di përse jemi këtu dhe e di ku duam të jemi dhe ne jemi larg asaj. Unë shpresoj që lojtarët të besojnë, jo që të besojnë se jemi kampionë, por të besojnë që jemi mjaftueshëm të mirë për të luajtur kundër këtyre ekipeve dhe ata e kanë bërë këtë. Kemi folur për një gjë të tillë në 2-3 ditët e fundit. E dimë realitetin dhe e dimë se sa shumë duhet të përmirësohemi. E dimë se çfarë na ka sjellë në pozicionin që jemi sot dhe duhet ta përforcojmë këtë çdo ditë. Fitore si kjo ndaj Mançester Junajtid na japin besim që po shkojmë në drejtimin e duhur. Kjo skuadër beson dhe duhet të vazhdojë që ta bëjë deri në fund, të besojë që mënyra sesi po luajmë do t’i shpërblejë ata. Mançester Siti mbetet favorit. Ata kanë vite që e bëjnë diçka të tillë dhe ne nuk kemi mbërritur ende në nivelin e tyre”, deklaroi ish-asistenti i Pep Guardiolës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"