Arritje e basketbollit kosovar, Trepça në grupet e FIBA “Europe Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 18:54

Arritje e basketbollit kosovar, Trepça në grupet e FIBA “Europe Cup”

Trepça për herë të parë do të jetë pjesë e grupeve të FIBA “Europe Cup” në basketboll për meshkuj.

12-Trepaca-375x300

Mitrovicasit në ndeshjen e dytë të grupeve parakualifikuese, të luajtur dje, kanë mundur estonezët e Parnu Sadam me rezultat 77:67 (11:15, 21:20, 26:19, 19:13), në takimin e zhvilluar në Estoni. Më të mirët te mitrovicasit ishin Jordy Tshimanga me 14 pikë e 12 kërcime, Kevin Davis me 17 pikë e tetë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 14 pikë. Trepça me dy fitore në dy ndeshje, kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është historike për skuadrën mitrovicase. Pjesë e grupeve të FIBA “Europe Cup” është edhe kampionia e Kosovës, Peja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"