Arriti sukses me akademinë e klubit të njohur italian, Erjon Bogdani: E kam besuar që nga dita e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 18:26

Arriti sukses me akademinë e klubit të njohur italian, Erjon Bogdani: E kam besuar që nga dita e parë

Erjon Bogdani ia ka dalë menjëherë që të bëjë realitet objektivin që i kishte vënë vetes kur mori drejtimin e akademisë së klubit të Palermos. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare u emërua si përgjegjës i akademisë dhe puna e tij dha dhënë menjëherë fryte.

bogdani

Skuadra e të rinjve, ia doli në këtë sezon që të ngjitej në kategori, duke zbarkuar tashmë në Primavera 2 italiane. Një objektiv të cilin Bogdani e ka festuar me një mesazh të gjatë falënderimi në rrjetet sociale.

POSTIMI I BOGDANIT

“Një vit i gjatë me pasion, sakrifica, vështirësi, gëzime, rritje e sidomos rilindje, e kam besuar që nga dita e parë pasi rreth meje perceptoja uri për ringritje, dëshirë për të luftuar dhe shumë cilësi.

Falënderoj klubin tim, Palermon, për besimin dhe për mundësinë që më është dhënë dhe që jam munduar ta shfrytëzoj më së miri.

Falënderoj z. Di Benedeto për përkushtimin dhe durimin.

Falënderoj stafin dhe drejtuesit e ekipit Primavera për durimin, zotësinë dhe profesionalizmin, përqafoj një nga një djemtë e mi, protagonistët e vërtetë të kësaj ëndrre që është ngjitja në kategori, të cilët në këtë vit janë rritur si lojtarë, por sidomos si njerëz, pasi futbolli nuk është vetëm top, është sakrificë, është vuajtje, është të rrëzohesh dhe të dish të ringrihesh, është të njohësh limitet e tua dhe të dish t;i kapërcesh. Dhe ju, djem, si dolët sidomos në këtë aspekt.

Dhe së fundmi, por j nga rëndësia, falënderoj drejtorin sportiv Leandro Rinaudo, drejtorin tim, farin tim, udhërrëfyesin tim me të cilin ndaj plotësisht objektivin e arritur.

Dhe tani kokën poshtë dhe t’u japim këmbëve.

PRIMAVERA 2: shqiponjat po vijnë dhe kujdes pasi JEMI PALERMO.

sdfssfsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"