Arrihet akordi 4-vjeçar, Milani transferon mbrojtësin spanjoll për 3-4 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 9:00

Arrihet akordi 4-vjeçar, Milani transferon mbrojtësin spanjoll për 3-4 milionë euro

Milani është gati t’i japë Piolit një zëvendës për Teo Hernandezin. Përveç xholit Florenci, nuk ka asnjë mbrojtës që mund ta zëvendësojë atë. Në janar, Milani do të korrigjohet: klubi është afër marrëveshjes me Betisin për Huan Mirandën, 23 vjeç, me 13 ndeshje sezonale.

huan miranda

Klubi spanjoll nuk do të donte ta privonte veten nga mëngjarashi, por do të detyrohet ta bëjë, pasi i skadon kontrata në verë dhe nuk ka dëshirë për ta vazhduar bashkëpunimin.

Në Spanjë tashmë duken të bindur për ta shitur dhe një marrëveshje për shifrën nuk do të jetë e vështirë. Kuqezinjtë mendojnë për kosto të ulët dhe Betisi nuk mund të rrisë shumë çmimin: me 3, maksimumi 4 milionë, mund të gjendet akordi. Kontrata që do ta lidhte Mirandën me Milanin do të ishte 4-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"