Aromë largimi/ La Juve-Inter për Formulën 1, Pogba tjetër shuplakë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 23:00

Aromë largimi/ La Juve-Inter për Formulën 1, Pogba tjetër shuplakë

Ndërsa të gjithë në Torino presin që të mësojnë se sa do të jetë dënimi lidhur me skualifikimin e tij për doping, Pol Pogba, vazhdon të marrë shuplaka nga ana e tifozëve bardhezi dhe kjo për faj të disa gjesteve të pakontrolluara nga ana e mesfushorit francez.

POGBA

Pas takimit dhe fotos me Marko Materacin pak ditë përpara “Derbit të Italisë”, ku shkëmbenin komplimenta së bashku, Pol Pogba merr një tjetër tufë me ofendime, teksa në natën kur zhvillohej Juventus-Inter, në vend që të paraqitej pranë skuadrës në “Allianz Stadium”, ai tregoi se ishte në Abu Dabi për Çmimin e Madh të Formula 1, së bashku me Patris Evranë. Kaq mjaftoi që ndaj tij të nisë një seri ofendimesh, një arome ndarjeje që ndihej prej kohësh në ajër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"