Arnisa aktivizoi lojtar të pafederuar, Disiplina i jep Prestige fitoren në tavolinë. Ja si ndryshon tabela e Grupit A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 12:45

Arnisa aktivizoi lojtar të pafederuar, Disiplina i jep Prestige fitoren në tavolinë. Ja si ndryshon tabela e Grupit A

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së gjatë ditës së sotme ka dhënë vendimet e fundit në lidhje me aktivitetet e ndryshme futbollistike në Shqipëri. Ky komision ka shqyrtuar edhe parregullsitë e evidentuara në ndeshjen e Kategorisë së Tretë mes Arnisës dhe Prestige, takim i luajtur në Peqin dhe i fituar nga myzeqarët në shifrat 2-1.

kategoria-e-trete

Arnisa në këtë takim ka aktivizuar një lojtar të pafederuar, kështu që Disiplina e ka zhvlerësuar rezultatin e arritur në fushë dhe fitorja i shkon në tavolinë Prestige me rezultat 3-0. Me këtë vendim ndryshojnë edhe balancat në Grupin A të kategorisë së tretë, ku kryeqytetasit shpresojnë ende të 90 minutëshi i fundit, pasi janë në vallen e pretendimeve.

Ja vendimi i Disiplinës për parregullsitë e evidentuara në ndeshjen Arnisa-Prestige:

– AF Arnisa, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër Prestige MFC, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

 

-Zyrtari i AF Arnisa, Elton Korreshi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

 

Renditja e Grupit A pas vendimit të Disiplinës

 

  Skuadra  N    9    F    B    H    G+/G-

1 Basania  13   27   8    3    2    32-15

2 Eagles   13   27   3    3    2    39-17

3 Bulqiza  13   25   7    4    2    36-16

4 Prestige 13   25   8    1    4    29-13

5 Arnisa   13   21   7    0    6    27-21

6 Klosi    13   13   4    1    8    16-31

7 Përmeti  13   12   4    0    9    21-42

8 Kinostudio 13   0  0    0    13   14-59

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"