“Arma më e fortë e çdo skuadre është qarkullimi i topit”, Ahmataj: Sot kishim “arsenalin” e plotë, Patrik nuk e ndjen… presionin
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj foli pas triumfit 3-2 me përmbysje të bardheblu ndaj Kukësit në “Air Albania”. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, tekniku i skuadër kryeqytetase, ndër të tjera u shpreh:
“Gjithmonë ndeshjet kanë historitë dhe intrigat e veta, Tiranës i duhej kjo fitore për të nxjerrë egërsinë dhe zjarrin brenda vetes. Tiranës i duhet ky shpirt gare.
Duhet më shumë përqëndrim. Lojtarët nuk duhet të heqin dorë nga qarkullimi i topit, ajo është arma më e fortë e çdo skuadre.
Nuk është vënë asnjëherë në dyshim që Tirana është për Top 4, sot kishim arsenal të plotë në pjesën ofensive, na u desh ti përdornim të gjithë për të marrë fitoren.
Patrik është një lojtar që nuk i ndikon ana psikologjike, si pjesa tjetër e skuadrës. Lojtarët e tjerë e ndjejnë presionin te Tirana. Kjo ndikon te lojtarët e tjerë, Patrik nuk e ndjen shumë, vjen pa presion. Lojtarët e tjerë për shkak të presionit, bëjnë gabime të thjeshta.
Tirana gjithmonë do të jetë pretendente, siç ka qenë në gjithë historinë. Ajo që u pa sot, duhet patjetër te kjo skuadër”, u shpreh Ahmataj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"