Argjentinë-Francë nuk mbaron kurrë! Paredes dhe Di Maria i përgjigjen Kampionit të Botës me “gjelat”: Boll qave!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 18:59

Argjentinë-Francë nuk mbaron kurrë! Paredes dhe Di Maria i përgjigjen Kampionit të Botës me “gjelat”: Boll qave!

Ka kaluar më shumë se një javë nga finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës por polemikat për atë ndeshje nuk kanë fund. Një nga temat e nxehta ka qenë sjellja e portierit Emiliano Martinez që është kritikuar gjerësisht për mënyrën se si ishte tallur me kundërshtarët e sidomos me Kilian Mbape.

argjentina

Ai që u ankua publikisht ishte Adil Rami, ish-mbrojtësi i Francës që u shpall kampione Bote në vitin 2018. Rami kishte postuar një foto të portierit duke i vendosur diçiturën “njeriu më i urryer në botë”. Por nuk ka vonuar përgjigja e kampionëve të saposhpallur të botës.

“El Dibu, portieri më i mirë i botës. Shko të qash diku tjetër”, shkruante Angel Di Maria në komentet e një lajmi të publikuar nga ”Ole” rreth fjalëve të Rami. Më pas, iu bashkua edhe Leandro Paredes. “Boll qave Rami”, shkruante ai si përgjigje për francezin në një betejë mediatike që duket se nuk ka fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"