“Argjentina e fortë, Mesin e dua në finale ndaj nesh”, ylli i Portugalisë i thur elozhe “Pleshtit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 23:54

“Argjentina e fortë, Mesin e dua në finale ndaj nesh”, ylli i Portugalisë i thur elozhe “Pleshtit”

Bernardo Silva ka folur pas fitores me Zvicrën, ku hedh sytë direkt te finalja. Sulmuesi i Mançester Sitit sheh Argjentinën si rival shumë të fortë dhe shprehet se e do në finale.

FEMlLRFXwAEKoKQ

“E kam ndjekur Argjentinën dhe më duket një skuadër shumë e mirë. Ata e nisën me një ndeshje të dobët ndaj Arabisë Saudite, por e vërteta është se unë i shoh shumë mirë, janë një nga favoritët për ta fituar këtë kompeticion.

Jam shumë i lumtur për atë që po bën Julian Alvarez. Ai është djalë fantastik, një lojtar i madh, që më befasoi shumë kur na u bashkua te Siti, sepse nuk e dija se çfarë do të shihja. Shpresoj ta shoh në një finale përballë nesh.

Argjentina është një nga më të fortat. Mesi është Mesi. Është një lojtar që të gjithë ne e dimë se çfarë mund të bëjë. Ne te Portugalia shpresojmë të luajmë kundër tij në finale dhe ai të luajë shumë keq në atë ndeshje”, shprehet ylli i luzitanëve me batutë.

PANORAMASPORT.AL