“Arbitri humbi ndjenjat”, Apolonia denoncon pas incidentit me Vorën: Tifozët hynë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2023 | 9:25

“Arbitri humbi ndjenjat”, Apolonia denoncon pas incidentit me Vorën: Tifozët hynë në fushë

Apolonia e denoncoi direkt atë që ndodhi në “Loni Papuçiu”. Me anë të një videoje, ata kanë treguar gjithçka ngjau në stadium. Ata reklamojnë momentin kur goditet arbitri, si edhe mësymjen e tifozëve në fushë.

apol

“Në ndeshjen e luajtur sot (të shtunën) në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ tifozët e FK Vora kanë goditur gjyqtarin e katërt, Blerim Ziri, me stol, i cili humbi dhe ndjenjat për disa momente. Ai mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor dhe pankina e FK Apolonia.

Tifozët e FK Vora hodhën stola në fushë, shqyen rrethimin dhe hynë në fushë. Apolonia, edhe pse me 10 lojtarë në fushë, luajti shumë mirë dhe arriti të fitonte ndeshjen”, shkruante klubi fierak në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"