Arauho u përgjigjet kritikave të Gyndogan: Unë kam një kod nderi, nuk e ndjej veten fajtor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 19:36

Arauho u përgjigjet kritikave të Gyndogan: Unë kam një kod nderi, nuk e ndjej veten fajtor

Kritikat e Ilkai Gyndogan ndaj Ronald Arauho pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampioneve, kanë sjellë jo pak telashe në grupin katalanas. Mesfushori gjerman, kritikoi lojtarin për kartonin e kuq që ndikoi fatin e ndeshjes, duke theksuar se kishte qenë i panevojshëm në ato momente.

asdsaadsdasdasdasad

Arauho i është përgjigjur sot teksa merrte pjesë në një aktivitet ku promovohej një libër.

“Ndjehem i trishtuar, si të gjithë tifozët, për eliminimin. Deshëm të kualifikoheshim. E kishim në dorë dhe ka trishtim. Ishte një aksion 50 me 50. Nëse gjyqtari nuk e jep, nuk ndodh asgjë. Por nëse e vërshëllente, duhej të më jepte të kuq. Si tifoz, më dhemb.

Fjalët e Gyndogan? Preferoj të ruaj për veten atë që mendoj, Kam një kod dhe vlera që duhet të respektoj.

Nuk e ndjej veten përgjegjës. Ndikoi ndeshjen, për më shumë kur ekipi mbeti me 10 lojtarë, por ka shumë gjëra në kontekstin e ndeshjes përtej përjashtimit me të kuq. I jam shumë mirënjohës tifozëve që thirrën në kor emrin tim kur më nxorën nga fusha. Tifozët e vërtetë më kanë mbështetur”, tha Arauho.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"