Arapi vetëm një ndryshim në mesfushë, Da Silva fut në siklet Brdariçin. Ja formacionet e mundshme në Teuta-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 12:00

Arapi vetëm një ndryshim në mesfushë, Da Silva fut në siklet Brdariçin. Ja formacionet e mundshme në Teuta-Vllaznia

Teuta ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë nga stadiumi i Cërrikut, “Nexhip Trungu”. Ky postim nga Durrësi në fushën ku luan ekipi i Kategorisë së Parë, Turbina, është bërë për faktin që skuadra të jetë më e qetë dhe të punojë sa më mirë taktikisht në një tapet me bar natyral.

TEUTA VLLAZNIA

Trajneri Renato Arapi provoi formacionin që pritet të zbresë sot në fushë në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Mungesa të sigurta në takimin e sotëm janë mesfushori Albano Aleksi dhe mbrojtësi i djathtë, Bllagoja Todorovski.

I pari ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa i dyti vjen pas dëmtimit dhe ndoshta mund të jetë pjesë e stolit në takimin e sotëm. Megjithatë, nga sa mësohet, Arapi ka menduar që të bëjë vetëm një lëvizje.

Në vend të Aleksit në mesfushë pritet të luajë Daja, duke formuar dyshen me Akuah. Me skemën 4-2- 3-1, që kthehet edhe në 4-3-3, sulmi do t’i besohet sërish maqedonasit Pepi Gjorgiev, i cili do të ketë mbështetjen e Lorenco Vilës, që po kalon një formë shumë të mirë.

Kapiteni Sherif Kallaku do të jetë në pozicionin e tij të preferuar, pikërisht pas sulmuesit kryesor. Emiliano Vila do të luajë në krahun e djathtë, në një kohë që bashkë me Hektor Idrizajn kanë një detyrë të vështirë, teksa u duhet të mbulojnë sa më mirë lojtarin më të rrezikshëm të Vllaznisë, Liridon Latifi.

Pjesa tjetër e ekipit është e njëjtë si kundër Partizanit, teksa Arapi ka provuar skema të ndryshme në varësi të rezultatit.

Nga rezidenca e Skënderbeut në Durrës tek aneksi i stadiumit të Kavajës, aty ku stërvitet Besa. Dy ditët para ndeshjes me Teutën kanë qenë të çuditshme për ekipin kuqeblu, që la Shkodrën për shkak të kushteve jo të mira të fushave stërvitore dhe u spostua në Durrës.

Në ditën e parë u stërvit në k ompleksin “Tropikal”, ndërsa dje, që ishte edhe seanca e fundit në prag të takimit me Teutën, fusha ku u përmbyllën përgatitjet ishte ajo e Kavajës.

Atmosfera në kampin shkodran është shumë e mirë dhe të gjithë besojnë te suksesi në takimin e sotëm në “Elbasan Arena”.

Përveç faktit se mbrojtja ka mbajtur portën e paprekur në ndeshjen e fundit, ajo që gëzon më shumë stafin është edhe pjesa sulmuese e skuadrës. Të gjithë kanë lënë pas problemet fizike dhe po kalojnë një formë të mirë. Sulmuesit ka n ë shënuar rregullisht në javët e fundit, teksa vlonjati Ardit Hoxhaj ka fituar formacionin, duke u rikthyer ai i sezonit të kaluar.

Po ashtu edhe Viktor da Silva ka kapur formën, teksa i dha tri pikë ekipit në takimin ndaj Laçit. Mirëpo, braziliani e nisi nga stoli këtë ndeshje dhe me futjen në fushë rezultoi lojtari deciziv.

Tashmë trajneri Tomas Brdariç është futur në siklet për faktin se ka dilema nëse do të hedhë nga minuta e parë sërish Mustedanagiç apo do të heqë dorë nga boshnjaku për të shtuar një forcë sulmuese me aktivizimin e Da Silvës titullar.

Gjasat më të mëdha janë që t’i besohet të njëjtëve lojtarë që ishin nga minuta e parë në fitoren 1- 0 të javës së kaluar.

Mbrojtja mbetet e paprekur, po ashtu edhe sulmi me Ardit Hoxhajn, Liridon Latifin dhe Ante Aralicën, ndërsa balotazhi i vetëm është Mustedanagiç-Da Silva, të cilët zëvendësuan njëritjetrin ndaj Laçit.

TEU

vll

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"