Apolonia u kthehet fitoreve, Mërgjyshi: Po rrezikonim 6-shen, tani duam rezultat me kryesuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 16:03

Apolonia u kthehet fitoreve, Mërgjyshi: Po rrezikonim 6-shen, tani duam rezultat me kryesuesit

Apolonia ka gjetur sot fitoren e parë pas tre ndeshjesh radhazi pa të tilla, teksa ka mundur 2-0 Kastriotin. Një fitore e rëndësishme për fierakët, që konsolidojnë pozitat e tyre në 6-she, pas disa javëve me lëkundje ku e rrezikuan këtë objektiv, siç pranoi edhe trajneri Artan Mërgjyshi.

bandicam 2024-03-03 15-48-20-181

“Duhet të falënderoj djemtë se e bënë të duket e thjeshtë sidomos në pjesën e parë. Por ka qenë impenjimi i duhur, grinta e duhur për të interpretuar ndeshjen sot se vinim nga rezultate jo të mira dhe po vinim në diskutim edhe 6-shen. Sot nuk na falej një gabim dhe jam i kënaqur me interpretimin e lojës. Ishim agresivë dhe vumë në trysni kundërshtarin në presion. Ndoshta na ka ndihmuar ajo ndeshje para dy javësh me Kastriotin ku na vuri në vështirësi, kishim më shumë forca në dispozicion. Ajo që na duhej ishte grinta dhe karikimi që kishim për duelin e sotëm.

Oshilacionet që kemi pasur, ishin se mungonin Trifoni dhe Maksuti të cilët luajtën shumë mirë. Nuk kanë qenë pjesë e organikës dhe gradualisht po marrin formën, janë në përmirësim. Kemi përsëri mungesa si Rrepaj e Omeri, në pjesën e dytë patëm pak rënie fizike, por edhe duhej të menaxhonim se me një rezultat 2-0, një gol i pësuar na kthen mbrapsht. Mund të shënonim edhe të tretin, gjithsesi, ajo që vlen janë tre pikët dhe do të shohim ndeshje për ndeshje. Kemi rivalë direkt në dy javë dhe do ia bëjmë hyzmetin, nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari deri në fund.

Apolonia ka luajtur me të fortat, ka bërë paraqitje por nuk ka bërë rezultat. Kur të vijë radha, edh për sfidë, do të mundohemi të bëjmë rezultat me këto skuadra për të treguar që kemi kapacitete për t’u përballur me kryesueset. Është e vërtetë që kam edhe unë një sfidë për të treguar veten në këto ndeshje”, tha Mërgjyshi për “MCN” pas fitores së sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"