Apolonia tre pikë mes tensionit/ Konteston Butrinti, sarandjotëve i’u anulohet një gol (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2022 | 13:00

Apolonia tre pikë mes tensionit/ Konteston Butrinti, sarandjotëve i’u anulohet një gol (VIDEO)

Apolonia merr tri pikë të arta në Sarandë dhe “kërcënon” Korabin për vendin e tretë.

BU

Ndeshja e zhvilluar dje në stadiumin “Andon Lapa” ka pasur jo pak tension, pasi te Butrinti janë ndier të vjedhur nga gjykimi i Maletajt. Ndeshja e vendos në minutën e fundit, kur Krisild Zoga shënoi për t’i dhënë fitoren ekipit të Juri Kanarsës.

Edhe goli i fierakëve është kontestuar nga vendësit, me pretendimin se aksioni ka nisur në pozicion jashtë loje, por nuk kanë menduar kështu arbitrat.

NDESHJA – Butrinti kishte tri mungesa titullarësh, pikërisht Gjonaj dhe braziliani për shkak kartonësh dhe Barka i dëmtuar. Loja nisi e vrullshme, ndërsa në minutën e 16-të vjen goli i parë, por që anulohet nga anësori Llukmani.

Pas një goditjeje dënimi, topi harkohet në zonë nga Hyska dhe Kolonja e dërgon në rrjetë. Sarandjotët kontestojnë, por vendimi i arbitrit nuk ndryshon.

Edhe Apolonia shënon në minutën e 20-të me Krasniqin, por sërish anësori anulon për pozicion jashtë loje. Butrinti është më agresiv dhe kërkon avantazhin me çdo kusht, po fierakët mbrohen mirë dhe nga ana tjetër kundërsulmojnë rrezikshëm. Rastin më të pastër e ka Onuh për vendësit, por shpërdoron.

Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Pas pushimit të dyja ekipet hyjnë në fushë me synimin që të shënojnë. Trajneri Faslliu nxjerr nga fusha Onuh dhe aktivizon vlonjatin Dhrami.

Nga ana tjetër, Zoga dhe Topi zëvendësojnë Kovaçin e Berberin. Rasti më i pastër vjen në minutën e 74-t, kur Alinani gjuan me të majtën, por Çako bën mrekullinë. Më pas kundërpërgjigjet Omeri dhe Kaloshi i thotë “jo” golit.

Atëherë kur mendohej se ndeshja do të mbyllej pa gola, Omeri merr një inkursion nga e djathta, kalon edhe portierin Kaloshi dhe jep një asist për Zogën, që nuk fal, duke u dhënë tri pikë të arta bardhejeshilëve.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"