Apolonia super në Luz, trajneri Rodriges: Fitore e merituar, më shijuan pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 11:10

Apolonia super në Luz, trajneri Rodriges: Fitore e merituar, më shijuan pikët

Pa zhurmë në merkato dhe me elementë të rinj, mund të themi se Apolonia është surpriza e këtij edicioni në Kategorinë e Parë. Fierakët mbajnë vendin e dytë të renditjes, teksa kanë marrë 5 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje.

Rodriges

Padyshim meritë për këtë ka edhe trajneri spanjoll, Jerai Rodriges, që thotë pas fitores me Luzin: “Golat e shpejtë na ndihmuan. Shënuam shpejt dhe kjo ishte një nga gjërat më të mira që bëmë këtu në Luz.

Luajtëm me shumë kujdes në mbrojtje dhe përdorëm me efikasitet kundërsulmet tona. Ishim edhe me fat që e zgjidhëm më së miri. Shijuam pikët që i morëm me meritë”, tha Rodriges pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"