Apolonia shpallet kampione në basketboll/ Endi Nakuçi, talenti me të ardhme të ndritur te skuadra fierake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2022 | 20:30

Apolonia shpallet kampione në basketboll/ Endi Nakuçi, talenti me të ardhme të ndritur te skuadra fierake

Ditë festive në qytetin e Fierit! Skuadra e Apolonisë u shpall kampione e Kategorisë së Parë në basketboll. Djemtë fierakë të drejtuar nga trajneri Aldi Germau mposhtën me rezultatin 85-69 Flamurtarin e Vlorës, duke hipotekuar kështu trofeun mëse të merituar.

Apolonia

Apolonia ishte superior ndaj çdo kundërshtari në Kategorinë e Parë, teksa në fund ky dominim u kurorëzua me këtë sukses që ka bërë krenar të gjithë qytetarët e Fierët.

Kupa

Skuadra e Apolonisë, ka në gjirin e saj, mjaft basketbollistë të talentuar, teksa spikat 24-vjeçari Endi Nakuçi. Me paraqitjet e tij fantastike firaku, ka dhënë kontributin e tij të vyer, në këtë sukses spektakolar të ekipit.

Nakuci

Djaloshi i talentuar dhe me një të ardhme të ndritur, është pjesë e basketbollit, që prej vitit 2014, ku luan në pozicion qendre. Prej 5 sezonesh Endi ka milituar me skuadrën e Eagles, duke bërë mjaft mirë. Ndërkohë që nga viti 2019, Nakuçi është pjesë e Apolonisë. Me kalimin e sezoneve, 24-vjeçari po perfeksionohet, duke shpalosur më së miri talentin e tij.

Nakuci2

Gjasat janë të mëdha që ky basketbollistë të lerë gjurmë të mëdha, edhe në sezonin e ardhshëm, ku Apolonia do të luajë në Superligën Shqiptare, duke u përballur me skuadrat më të mira të kampionatit.

Nakuci Apolonia

Me basketbollistë të talentuar si Nakuçi, Ajdhoni, Shkurti, Hebeja, Como, etj, e ardhmja e skuadrës fierake pritet të jetë e suksesshme edhe në elitën e basketbollit.

Apolonia2

Suksesi i Apolonisë në Kategorinë e Parë, është përshëndetur edhe nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, që ka bërë një postim special në faqen zyrtare në “Facebook”, duke shkruar:

“Apolonia Kampion i Kategorisë së Parë në Kampionatin e Basketbollit  Me fitoren e sotme ndaj Flamurtarit, Apolonia renditet në krye të kategorisë së parë, duke siguruar kështu ngjitjen në elitën e basketbollit shqiptar dhe përballjen vitin e ardhshëm me skuadrat më të mira të Superligës Shqiptare. Suksese Kampiona”.


ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"