Apolonia “shkërmoqi” Maliqin/ Kanarsa: Më bindi sulmi; Malësija: Ja ku gabuam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2022 | 21:03

Apolonia “shkërmoqi” Maliqin/ Kanarsa: Më bindi sulmi; Malësija: Ja ku gabuam

Një tjetër fitore dhe Juri Kanarsa ka të drejtë të krenohet me Apoloninë e tij. “Ishim të dënuar për ta fituar këtë ndeshje. Po rritemi dhe rezultatet janë dëshmia më e mirë.

kanarsa

Lojtarët treguan veten dhe më gëzon paraqitja e tyre në fushën e lojës. Sulmi po më bind dhe përforcimet e janarit janë mjaft thelbësore për ne. Them me bindje se Apolonia nuk do të ndalet më, sepse po dalim mjaft mirë në lojën e dëshiruar prej shumë muajsh”, tha trajneri italian.

Egli Malësija e ka me mbrojtjen. Trajneri i Maliqit pas ndeshjes deklaroi: “Rezultati i thellë 3-0 tregon që nuk ishim në lartësinë e duhur dhe tashmë gjendemi në një pozicion shumë të vështirë.

malesija xaka

U ndëshkuam dy herë në pjesën e parë dhe golat e pësuar ishin për faj të gabimeve në mbrojtje. Pashë një ekip jo të sigurt në fushë, çka solli edhe dominimin e fierakëve. Maliqi lufton për mbijetesë dhe ne duhet patjetër t’i vlerësojmë më shumë ndeshjet në shtëpi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"