Apolonia me “oreks” pas fitores në derbi, por katër lojtarë rrezikojnë nga kartonët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 13:34

Apolonia me “oreks” pas fitores në derbi, por katër lojtarë rrezikojnë nga kartonët

Gjatë mesditës së djeshme Apolonia i është rikthyer stërvitjes në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu. Trajneri Artan Mërgjyshi foli pak minuta me lojtarët duke i këshilluar për kartonët e marrë. Nuk janë pak, por plot katër lojtarë që rrezikojnë shumë prej kartonëve.

apoloniaa

Mesfushori Abjel Bejzade, mbrojtësi Serjan Repaj dhe sulmuesit Umejiego dhe Maksuti janë udhëzuar të tregojnë kujdes dhe të mos marrin kartonë të panevojshëm. U bënë edhe disa ndeshje që trajneri Mërgjyshi nuk e ka pasur të plotë grupin. Apolonia e sheh Luzin si një mundësi të mirë për vazhdimësinë. Fitorja e fundit me Bylisin ka rritur besimin për katërshen e parë, mirëpo një fitore tjetër me Luzin do ta rriste edhe më shumë besimin.

Për këtë arsye, në kampin fierak i kanë dhënë vlerësimin maksimal ndeshjes së radhës. Një fitore e mundshme do t’i mbajë në tonus dhe të impenjuar fierakët deri në fund. Shpesh trajneri dhe vetë lojtarët kanë theksuar se Apolonia sa ta lejojë matematika do të besojë te katërshja. Në situatën ku është ekipi nuk i bën punë më as barazimi. Vetëm fitorja e mban në lojë deri në javën e fundit.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"