Apolonia me modul të ri, trajneri Mërgjyshi bën gati “kurthin” për ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 13:36

Apolonia me modul të ri, trajneri Mërgjyshi bën gati “kurthin” për ballshiotët

Ndeshja e radhës kundër Bylisit, konsiderohet tejet e rëndësishme për Apoloninë, nisur edhe nga humbja e fundit meElbasanin. Ekipi do të kërkojë reagimin, ndaj edhe ky takim ka vlera të shtuara.

apolonia

Në kushte të tilla, stafi teknik është duke kërkuar zgjidhje të tjera për të pasur më shumë sigurinë këtë takim dhe mbi të gjitha balancë në dy fazat e lojës, që fierakëve u mungoi veçanërisht në ndeshjen e fundit. Prandaj edhe për këtë në Fier po kërkojnë zgjidhjet alternative, që mund të vijnë edhe nga ndryshimi i rreshtimit nëndeshjen e fundjavës.

MODULI I RI- Pikërisht këtë ka provuar trajneri ArtanMërgjyshi në seancën e djeshme stërvitore, ku duket i bindur për të kaluar nga një rreshtim klasik 4-3-3 në një rreshtim të balancuar 4-1-4-1. Ndryshim ky që është i diktuaredhe nga vështirësia e ndeshjes së radhës. Në kushte tëtilla, i vetmi repart që nuk pëson ndryshime është portame Romeo Harizaj. Para tij në katërshen difensive meshumë mundësi do të rreshtohen Hebeja në të djathtë dheAsllanaj në të majtë, të cilët do të jenë dy krahët e prapavijës, ndërsa Repaj dhe Ndubuisi do të kompletojnë qendrën e mbrojtjes.

Parambrojtjes, në ndryshim ngandeshjet e tjera, trajneri fierak ka provuar të luajë mevetëm një lojtar, mesfushorinShanaj. Disi më të avancuar semesfushori i qendrës, do tëjenë Mikael Rakipaj dhe Abjel Bejzade, të cilët kanë edhedetyra të përcaktuara qartëpër të shërbyer pasin e fundit në shërbim të sulmuesit shtatlartë Umejiego. Ndërsa në dykrahët e mesfushës, që praktikisht do të mbulojnë të dyfazat e lojës, pritet të jetëMaksuti nga e djathta dhe Trifoni nga e majta. Kjo endërthurur edhe me ndryshimine pozicioneve të sulmuesve, Umejiego dhe Maksuti, që tëkrijojnë shpërqendrim në mbulimin nga kundërshtarët.

KËRKESAT E STAFIT- Trajneri Artan Mërgjyshi ka vijuarme përgatitjet intensive duke mbajtur ekipin të “ngujuar”në ushtrimet për rritjen e disiplinës taktike dhe mbi të gjitha për balancat në dy fazat e lojës. Trajneri ka kërkuar më shumë në prapavijë dhe jo vetëm, pasi është shfaqur kritik në repartin e sulmit atje ku ofensiva sipas tij, nuk është në nivelin e pritshëm. Një plan i tillë duket se do të vijojë edhe në ditët në vijim të përgatitjeve për aq kohë sa Bylisi është kundërshtari i radhës dhe ndeshja parashikohet delikate.

SYNIMI- Në lojë janë edhe 12 pikë dhe Apolonia duhet të fitojë të gjitha sfidat që kanë mbetur për të shpresuar te katërshja e parë. Në këto momente jo gjithçka është në dorën e tyre, pasi duhet të shpresojnë që edhe rivali i tyre,Vora, të gabojë për të pasur në fund shanset që t’i parakalojnë në renditje. Fierakët nuk kanë ndërmend të dorëzohen për aq kohë sa matematika ua lejon dhe këtë e kanë treguar në ndeshjet e fundit.

Nëse i fiton të gjitha sfidat e mbetura, Apolonia shkon në kuotën e 55 pikëve, një kufi që i jep shpresë për të qenë pjesë e katër ekipeve më të mira. Ky do të jetë edhe motivi më i madh për të mos u dorëzuar, për më tepër që tani kanë një kalendar disi më të lehtë dhe janë mundësitë reale për të fituar ndaj kujtdo,brenda dhe jashtë fushe. Nga 4 ndeshjet e mbetura, vetëm Bylisi është pjesë e katërshes së parë, ndërsa tri skuadrat e tjera, Luzi, Besa dhe Burreli janë më poshtë dhe luftojnë për mbijetesë. Asgjë nuk është e pamundur, edhe pse misioni nuk do të jetë i lehtë.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"