Apolonia mbetet pa zv.trajner, Dovedanit i ikën krahu i djathtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 22:19

Apolonia mbetet pa zv.trajner, Dovedanit i ikën krahu i djathtë

Apolonia mbetet pa zv.trajner. Besmir Shabani largohet përfundimisht nga detyra, duke e lënë kështu vendin bosh. Lajmi është bërë i ditur nga vetë vlonjati, ku ka konfirmuar se ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen e firmosur në muajin janar. Aventura e tij zgjati afërsisht tre muaj.

Shabani

“Faleminderit çuna nga zemra për çdo gjë në këtë rrugëtim të shkurtër, por shumë të bukur dhe plot emocion. Faleminderit Apolonia! Koha për t’i qëndruar afër familjes dhe Akademy Junior Vlorë”, shkruante ai në rrjetet sociale. Gjatë kësaj kohe, në skuadër ka ndryshuar shumëçka, duke nisur nga pozicioni në tabelën e renditjes.

Nga një ekip që rrezikonin rënien, tashmë janë afruar në zonën “play off”. Mbetet për t’u parë se kush do ta zëvendësojë, gjithnjë nëse klubi e shohin të udhës që të afrojnë një tjetër ndihmës. Bardhejeshilët janë në vendin e 7-të, me pikë të barabarta me Besën e vendit të 6- të dhe -2 nga Tomori i vendit të pestë. Gjithçka është dhe do të mbetet e hapur për të arritur objektivin sezonal, pasi janë për t’u zhvilluar edhe gjashtë finale deri në mbyllje të Kategorisë së Parë.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"