Apolonia e merr shtruar merkaton/ Tjetër në provë, edhe futbollisti i Skënderbeut vendoset në “filtra”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2023 | 19:07

Apolonia e merr shtruar merkaton/ Tjetër në provë, edhe futbollisti i Skënderbeut vendoset në “filtra”

Edhe pse kanë një grup të plotësuar nga vjet, priten edhe afrime te Apolonia. Momentalisht kanë marrë vetëm lojtarë në provë, por firmat mungojnë. I radhës që është vënë në urdhrat e Jeraj Rodriges quhet Leonard Ovusu.

Apolonia

Ganezi vjen pas përvojës te Skënderbeu, ku nuk gjeti hapësirën e mjaftueshme. Ai ka luajtur vetëm 17 minuta dhe gjithmonë ka ardhur si zëvendësues. Përpos rolit si mesfushor, mund të përshtatet edhe në sulm, si “9” fals.

Apolonia duket sikur e ka marrë shumë shtruar merkaton e verës, por krejt tjetër është e vërteta. Duke pasur një kontingjent prej 20 lojtarësh nën kontratë, pa llogaritur edhe të rinjtë e akademisë, që konsiderohen si pjesë e rëndësishme e ekipit të parë, e kanë luksin që të mos stërmundohen dhe marrin ç’u del përpara.

Duan kualitete dhe nga ata që të bëjnë diferencën mes të tjerëve. Është ky shkaku që nuk po nxitohen, madje janë me vonesë dhe ndoshta në limit do t’ia bëjnë “boom”. Kërkimet i kanë nisur për një qendërmbrojtës, një mbrojtës djathtas dhe një mesfushor që të luajë majtas e djathtas. Janë këto rolet që kanë me patjetër nevojë për ndërhyrje dhe nëse gjejnë të duhurit, atëherë do të jenë “top”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"