Anti-Partizani, Vila pritet të kthehet titullar në radhët e Dinamos pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 12:51

Anti-Partizani, Vila pritet të kthehet titullar në radhët e Dinamos pretendente

Blutë kanë edhe një seancë të fundit përpara derbit me Partizanin, që luhet të shtunën në “Arena e Demave” për javën e 32-të. Trajneri Mehmeti do të vendosë pas seancës së sotme për ata që do të zbresin në fushë nga minuta e parë, megjithatë pak a shumë është e qartë se si mund të luajë Dinamo në këtë transfertë.

vila

Për prapavijën, gjithçka është e përcaktuar, me kapitenin Rustem Hoxha që merr vendin e Jankut në krahasim me ndeshjen me Erzenin. Përpara Salit do të jenë edhe Marku, Behiraçe dhe Lorran. Gudiabi, Qefalija dhe Smaçi janë gati për qendrën e mesfushës, por gjithmonë është dilema, nëse trajneri Mehmeti do të zgjedhë dy apo tre prej tyre nga minuta e parë.

Gjasat më të mëdha janë që të jenë dy lojtarë në atë sektor. Për sulmin, me shumë mundësi do të kthehet në formacion Lorenco Vila, lojtari që i dha fitoren Dinamos në derbin e fundit me Partizanin në fazën e tretë.

Pjesa tjetër e sulmit pritet të plotësohet me Zabërgjën në të djathtë dhe Denisonin pas Kaçorrit, i cili kthehet të luajë që në fillim. Edhe sulmuesi shtatlartë i ka shënuar 2 herë Partizanit në derbit e mëparshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"