Ankesat e Abilaliajt për penalltitë, asnjë në favor të Partizanit dhe dy kundër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 11:20

Ankesat e Abilaliajt për penalltitë, asnjë në favor të Partizanit dhe dy kundër

Partizani është një nga skuadrat më të mira në Superiore dhe bashkë me Egnatian po garon në një ritëm tjetër në krahasim me të tjerat.

partizani abilaliaj

Kur je i fortë, anashkalon edhe disa pengesa që mund të shfaqen rrugës, por këtë herë të kuqtë nuk e kanë bërë, me trajnerin Abilaliaj, që para Teutës është ankuar për qasjen e arbitrimit dhe një penallti të pa dhënë në derbi.

Pa gjykuar asnjërën palë dhe duke u përqendruar te shifrat, mund të themi se Partizani nuk ka gjuajtur asnjë penallti në 13 ndeshje të luajtura deri më tani, teksa herë pas herë ka pasur momente kur ka pasur pretendime. Sakaq, të kuqtë kanë pësuar dy penallti kundër, ndaj Egnatias dhe Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"