Anis Mehmeti kalon te Bristol Siti, sot kryen vizitat mjekësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 14:44

Anis Mehmeti kalon te Bristol Siti, sot kryen vizitat mjekësore

Anis Mehmeti po fillon të ngjisë shkallët e karrierës së tij. Mesfushori që po shkëlqen me Uikomben në Angli është duke u transferuar në Championship (kategoria e dytë angleze, pas Premier Ligës).

mehmeti

Mehmeti do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore te klubi i Bristol Sitit, pas një akordi që është gjetur me lojtarin dhe klubin e shqiptarit që garon në kategorinë e tretë angleze.

Pas vizitave, 22-vjeçari do të kompletojë edhe kalimin te Bristol në ditën e fundit të merkatos.

Mësohet se nga ky transferim, Uikombe do të përfitojë 1 milionë paund, aq sa ishte klauzola për mesfushorin me tipare sulmuese që pjesën e mbetur do e shohim një kampionat më lart, në një ligë ku luan edhe shqiptari tjetër Rei Manaj, pjesë e Uotfordit.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"