Anglia dhe Franca bëjnë lëmsh kualifikueset e Europianit, të dyja përfundojnë në vazon 2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 23:33

Anglia dhe Franca bëjnë lëmsh kualifikueset e Europianit, të dyja përfundojnë në vazon 2

Vendi i tretë i Francës në grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe vendi i katërt i Anglisë, do të bëjnë lëmsh fazën kualifikuese të Euro 2024. Shumëkush i priste fituese të grupeve ose të paktën në vazon e parë të shortit, por tashmë ata kanë përfunduar në të dytën.

euro 2024

Meqë rreshtimi në vazo i skuadrave për shortin përcaktohet nga renditja përfundimtare e Ligës së Kombeve, pozicioni i tyre i bën që të gjenden në vazon e dytë në kualifikuese. Kjo e bën shumë më të vështirë për ekipet e tjera pasi mund të ketë kombinime me ekipe të vazos së parë si Italia, Belgjika, Spanja, Portugalia apo Holanda, ndërsa ka ekipe të forta edhe në vazon e tretë.

Në këtë vazo të tretë pritet të jetë edhe Shqipëria, që do të thotë se në rast të një shorti të keq me dy superfuqi të pranishme, kuqezinjtë do të kenë realisht pak shanse për të shkuar në Euro 2024.

sdfsdfsdfsdfsdffdsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"