Anglia barazoi pa gola ndaj SHBA-së, Kejn: Mos prisni masakër në çdo ndeshje!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 9:07

Anglia barazoi pa gola ndaj SHBA-së, Kejn: Mos prisni masakër në çdo ndeshje!

Kapiteni Herri Kejn është i kënaqur me rezultatin ndaj SHBA-së edhe pse Anglia nuk bindi në lojë dhe sulmuesi e pranon.

KEJN

“Nuk ishte paraqitja më e mirë sigurisht. Patëm momente të mira me topin, por nuk morëm produktin final. Por fakti që nuk pësuam na vendos në një pozicion të shkëlqyer në grup”, ishin fjalët e para të 29-vjeçarit për “ITV”.

Por çfarë i mungoi “Tre Luanëve” në këtë ndeshje? “Nuk ishim klinikë, në kontrast të plotë në ndeshjen me Iranin. Patëm dy apo tre raste, por i shpërdoruam.

Po luanim kundër një skuadre të fortë. Por duhet të shohim përpara. Ata u prezantuan mirë dhe na e bënë të vështirë. Herë pas here e menaxhuam mirë presionin e tyre.

E respektojmë SHBA-në. Barazimi nuk është një rezultat i keq për ne. Tani mezi po presim ndeshjen e ardhshme”. Por Kejn e pranon se ndaj Uellsit Anglia do të duhet të luajë më mirë:

“E dimë që mund të luajmë më mirë se kaq. Por një barazim në Kupën e Botës nuk është keq, nuk ka ndeshje të lehta.

Pas ndeshjes së parë njerëzit mendonin se ne do të bënim një kasaphanë, por nuk ishte rasti. Ne luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO