Anglezët shndërrohen në makth për Realin, Siti i shkaktoi humbjen e dytë më të rëndë në historinë e Champions-it madrilenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 23:16

Anglezët shndërrohen në makth për Realin, Siti i shkaktoi humbjen e dytë më të rëndë në historinë e Champions-it madrilenëve

Mançester Siti shkëlqeu mbrëmje e sotme duke mposhtur me rezultatin 4-0 Realin e Madridit, në aktin e dytë gjysmëfinal të Championsit.

pep

Falë këtij suksesi “qytetetarët” e Guardiolës, arritën të siguronin finalen e tyre të dytë në historinë e këtij kompeticioni, duke i shkaktuar Realit, një nga dy humbjet më të rënda në këtë kompeticion.

Hera e vetme që madrilenët ishin mposhtur me diferencë prej 4 golash në Champions, ishte marsi i vitit 2009, në duelin ndaj Liverpulit. Një mbrëmje për t’u harruar kjo për skuadrën e Ançelotit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"