Anglezët janë të sigurt: Arabia Saudite synon të “blejë” Ronaldon dhe Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 23:18

Anglezët janë të sigurt: Arabia Saudite synon të “blejë” Ronaldon dhe Mesin

Nuk është vetëm Kristiano Ronaldo objektivi i klubeve nga Arabia Saudite që janë të gatshme të bëjnë çmenduri për portugezin. Informacionet më të fundit nga Anglia bëjnë të ditur se edhe Lionel Mesi është një objektiv i familjes mbretërore saudite që është gati të bëjë gjithçka për të parë dy yjet të luajnë në kampionatin e vendit të saj.

mesi ronaldo

“The Mirror” insiston se vetë ndërhyrja e qeveritarëve në Arabinë Saudite ka nxitur klubet të bëjnë oferta prej qindra miliona dollarësh për të dy yjet e futbollit. Ronaldo zbuloi se kishte refuzuar një ofertë të çmendur prej 300 milionë dollarësh nga ky vend, por tashmë ai është i lirë të mendohet më qetësisht pasi ndërpreu kontratën e tij me Mançester Junajtid.

Ndërkohë, Mesi mund të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni dhe nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë që ky të jetë viti i tij i fundit në radhët e parisienëve. Argjentinasi është një ambasador për turizmin i Arabisë Saudite ndaj zërat për një transferim të tij në futbollin e këtij vendi kanë një bazë të shëndoshë.

Ministri i Sportit në Arabinë Saudite, princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, së fundmi deklaroi se ishte hapur ndaj një hipoteze të tillë. “Prania e Mesit si ambasador ka sjellë përfitime për turizmin në vend,. Nëse ata munden, do të doja shumë që t’i shihja Mesin e Ronaldon në kampionatin e futbollit në Arabi Saudite”, theksoi princi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"