Ançeloti: Muriqi si bishë, me Sitin nuk mjafton forca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 11:17

Ançeloti: Muriqi si bishë, me Sitin nuk mjafton forca

Trajneri i Realit të Madridit ka folur për mediat spanjolle pas fitores në Majorka. Italiani e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm suksesin e së shtunës duke iu referuar llogarive për titullin. Dëshirës së tij për ta parë këtë ndeshje si një finale, skuadra ia ka kthyer në fushë me një paraqitje të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë kur ka ardhur dhe goli i fitores së shënuar nga Tçuameni.

ancelotti

NDESHJA – “Gjithçka ka rrjedhur siç e parashikonim, një ndeshje e vështirë, kundër një rivali që ta vështirëson lojën. Në pjesën e parë nuk është se kemi bërë ndonjë paraqitje kushedi se çfarë. Në pjesën e dytë kemi luajtur shumë mirë, kemi dominuar dhe e kemi merituar fitoren”.

MILITAO ME PIKATORE “Në fakt mendoja se Militao do të luante më shumë minuta në këtë ndeshje. Por duke qenë se rezultati ishte i ngushtë nuk mund të rrezikoja shumë me Muriqin. Ai është një kafshë që ia bën të vështirë çdo mbrojtësi. Por jam i kënaqur që e kemi neutralizuar rrezikun e tij”.

KAMPIONATI MË I MIRË PËR TË “Ne po tregohemi shumë solidë, megjithëse nuk kemi luajtur gjithmonë mirë. Kemi shumë cilësi, por sa më shumë cilësi të kesh, aq më e vështirë është të përkushtohesh. Dhe mendoj se e kemi arritur këtë”.

MANÇESTER SITI “Tani që fituam kundër Majorkës mund të mendojmë më me qetësi për Sitin. Çështje fizike? Unë nuk mendoj se duke vrapuar më shumë se Siti mund ta mposhtësh këtë skuadër. Për të fituar ndaj tyre duhet diçka më shumë. Besoj se më shumë është çështje qasje ndaj ndeshjes”.

RYDIGER – (Qesh) Kjo është një kritikë për mua! Do ta mbaj shënim. Ndoshta… E kam analizuar takimin e sezonit të kaluar. Rydiger do të jetë titullar kundër Sitit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"