Ançeloti dhe Real Madrid ndërrojnë mendje brenda ditës: Duam të luajmë në Botërorin e Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 19:22

Ançeloti dhe Real Madrid ndërrojnë mendje brenda ditës: Duam të luajmë në Botërorin e Klubeve

Një intervistë e Karlo Ançelotit dhënë për “Il Giornale” ka bërë sot xhiron e mediave ndërkombëtare. Arsyeja ishte se trajneri italian e shprehte hapur që Real Madrid nuk kishte ndër mend të shkonte në Botërorin e Klubeve, pasi FIFA paguante shumë pak para për një aktivitet të tillë.

perez anceloti

Por buja e kësaj deklarate ka zgjatur pak orë, teksa fillimisht klubi spanjoll e më pas edhe vetë trajneri italian, bënë prapakthehu ndaj kësaj deklarate të tij nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

“Real Madrid komunikon se në asnjë moment nuk është vënë në dyshim pjesëmarrja e tij në Botërorin e ri të Klubeve që do të organizojë FIFA në sezonin 2024-2025. Ndaj, klubi ynë do të luajë siç është parashikuar, këtë kompeticion zyrtar që do të përballojmë me krenari dhe me dëshirën maksimale që të bëjmë të ëndërrojnë miliona tifozë tanët në të gjithë botën me një trofe të ri”, shkruhej në komunikatën e Realit.

Pak më vonë, nëpërmjet rrjeteve sociale, erdhi edhe reagimi i vetë Karlo Ançelotit. “Në intervistën time për “Il Giornale”, fjalët e mia rreth Botërorit të Klubeve të FIFA-s nuk janë interpretuar në mënyrën që nënkuptoja unë. Nuk është në interesin tim që të refuzoj mundësinë që të zhvilloj një turne që cilësoj se mund të jetë një mundësi e mirë që të vazhdojmë të luftojmë për tituj të mëdhenj me Real Madrid”, shkruante trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"