Ançeloti akuzon: Janë manipuluar pamjet e VAR-it, po pres për vendimet e Federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 14:48

Ançeloti akuzon: Janë manipuluar pamjet e VAR-it, po pres për vendimet e Federatës

Abuzimi racist ndaj Vinisius në ndeshjen Valencia-Real Madrid ka krijuar polemika të shumta dhe do të vazhdojë të jetë temë diskutimi edhe për shumë kohë. Në konferencën para ndeshjes ndaj Vajekanos, trajneri Ançeloti ka folur me tone të larta.

aNCELOTI

Ai akuzon se pamjet e servirura nga sistemi VAR në ndeshjen me Valencian, janë manipuluar pasi sipas tij, Vinisius nuk duhej ndëshkuar me karton të kuq. Ançeloti është i bindur se sulmuesi brazilian është sulmuar pastaj është mbrojtur.

“Manipulimi i imazheve nga VAR është shumë serioze. Nuk e di nëse janë pamjet që na u treguan ne, apo kanë harruar që të shfaqin të tjerat. Vinisius u sulmua nga portieri fillimisht dhe më pas nga Hugo Duro. Nëse ata të sulmojnë, ti do të mbrosh veten.

Unë jam duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë. Shpresoj të ndodhë diçka. Është moment i rëndësishëm për mua dhe është esenciale që Liga me Federatën të veprojnë”, u shpreh Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"